E “bardhë” nga Ekuadori në Turqi, në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Turqi, pasi janë kapur me 25.8 kilogramë kokainë të ardhuar nga Ekuadori.

Sipas medieve turke, autoritete vendase kanë kruer një operacion në portin Aliaga, ku edhe kanë gjetur lendën narkotike.

Autoritetet bënë me dije se ata kishin dyshime se një kontejner që vinte nga Ekuadori drejt Turqisë nga deti, dyshohej se kishte në brendësi lëndë narkotike.

Kontejneri u dërgua për skanim me rreze x. Si rezultat i skanimit, në disa zona u panë dendësi të dyshimta.

Në kontrollin, ku përfshiheshin qen detektorë narkotikësh, u zbuluan pako të konsideruara si drogë. Nga matjet e bëra me komplete analizash droge u konstatua se lënda ishte kokainë. Në kontenier u sekuestruan 25.8 kilogramë kokainë.
Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokuroria Publike Aliağa u ndaluan shtetasi shqiptar me iniciale A.S., dhe një kosovar me iniciale B.L./albeu.com.