Frika nga koronavirusi, nis mbyllja e shkollave në Greqi

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 89. Mësohet se katër prej të infektuarve kanë pasur kontakte me njerëz me koronavirus brenda vendit, ndërsa një tjetër është rast i importuar nga Londra.

Gjithashtu ka nisur mbyllja e disa shkollave, por jo e të gjithave.

Një 67-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Rios është në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtuar 10.03.2020 08:14