Temperaturat zbresin deri në -10 gradë, ja çfarë ndodh me motin

Duke filluar nga dita e nesërme si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -10 deri -1°C

në zona e ulëta -4 deri 7°C

në zona bregdetare -1 deri 9°C


Shtuar 12.01.2022 23:46

Tags: ,