Afera me inceneratorët, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe se ka ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar nga 4 vite burg për ish-deputetin Alqi Bllako dhe për Serafin Papën.

Në total SPAK ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg.

KËRKSA E SPAK

Lefter Koka, 10- (Gjykim i shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg)

Alqi Bllako 4-2.8

Serafin Papa 4

Pëllum Abeshi 4

Jonida Zqeqo 4

Bardhyl Çabiri 4-2.8

Mirel Mërtiri 10 -6.8

Stela Gygallja 7 -4.8

Klodian Zoto 10- 6.8

Avokati Sajmir Vishaj në një deklaratë për mediat tha se kërkesa për të dënuar me 10 vite burg Kokë është një skandal pasi çështja ka nisur politikisht prej fillimit.

“Institucionet që kanë pjesë e komisionit i kërkon Gjykatës 4 vite burg, ky është skandal. Me qindra çështje që prokuroria i ka kërkuar gjykatës i ka 4-fishuar dënimet. Kjo është një çështje politike prej fillimit. Shpresoj që gjykata e Shkallës së Parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor” tha ai.


Shtuar 18.05.2023 10:03