De Biazi: Ishte e vështirë për mua, atë që nuk arrita me Italinë e vërtetë e bëra sot

U luajt ndeshja e parë e miqësores së yjeve teksa disa nga lojtarët më të dalluar të Italisë u përballen me atë të Shqipërisë. Emra si Skela, Bogdani Strakosha edhe të tjerë nuk ia dolën teksa barazuan me rezultatin 1-1 në 35 minuta lojë. Ndërkohë, me penallti triumfuan axurrët që u treguan më të saktë. Sakaq, e veçanta ishte se trajner i Italisë ishte Xhani De Biazi.

Një emër i cili është shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi, teksa në prononcimin pas ndeshjes, tekniku u shpreh se ishte e vështirë të ishte kundër Shqipërisë. Ndërsa, tha se sido të shkonte ai do të dilte i fituar.

“Sot ishte e vështirë për mua. Nëse fitonte Shqipëria fitoja edhe unë, nëse fitonte Italia sërish fitoja unë. Atë që nuk e bëra me Italinë e vërtetë, e bëra tani. Do ishte shumë u bukur të drejtoja lojtarët e sotëm”, tha De Biazi.


Shtuar 10.01.2020 18:35