Frikë nga Perëndimi? Putini merr vendimin e madh për ushtrinë ushtrinë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i vendosur të forcojë ushtrinë ruse me çdo kusht.

Kjo pasi kërcënimet e perëndimit po shtohen dita ditës, më presidentin rus që po punon për përforciminin e trupave rusë në mënyrë që të ndjejë sigurinë dhe pathyerthmërinë që çdo diktator dëshiron të ketë për vendin që sundon.

Zyra e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi ka publikuar sot një deklaratë për shtyp, përmes të cilës njofton objektivin e Putinit për ushtrinë ruse gjatë perudhës 2023-2026.

Sipas deklaratës, Rusia pritet të shtojë numrin e ushtrisë duke e çuar në plot 1.5 milionë trupa ushtarakë.

“Presidenti i Federatës Ruse ka vendosur të rrisë numrin e Forcave të Armatosura në 1.5 milionë personel ushtarak. Garantimi i sigurisë ushtarake të shtetit dhe mbrojtja e subjekteve të reja dhe objekteve kritike të Rusisë sigurohet vetëm me forcimin e elementeve bazë strukturore të Forcave të Armatosura”, thuhet në deklaratë.

Për këtë vendim ka folur edhe Dmitry Peskov. Ai ka thënë se rritja e kërcënimeve perëndimore ka bërë që Rusia të rishikojë ushtrinë duke shtuar kështu numrin e forcave të armatosura./Albeu.com.