U hodhi karrige dhe aspirator policëve që e shoqëruan në shtëpi, e pëson keq i riu shqiptar

Një i ri shqiptar në gjendeje të dehur u përballë me një situatë jo të këndshmë këtë fundjavë në Itali. 23-vjeçari shqiptar u pikas nga karabinierët në Via Montegrappa, ndërsa po i jepte makinës së tij “Sissan Pixo” në gjendje jo të mirë, por edhe pa dokumenta identifikimi dhe leje drejtimi.

Pasi u ndalua ai u shoqrua nga policia për në banesë, por në vend që të ishte falenderues ndaj karabinierëve, 23-vjeçari i sulmoi ata, fillimisht me karrige, më pas edhe me aspirator.

Pasi i thanë më kot të qëndronte i qetë, karabinierëve i’u desh të përdornin pistoletën elektrike dhe më në fund arritën ta bllokonin në mënyrë të sigurt.

Në kontroll, atij iu gjetën 51 gramë kokainë. Shqiptari, një 23-vjeçar, u arrestua për trafikut droge, dhunë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.


Shtuar 19.03.2023 18:02