Sherr me sende të forta mes të rinjve në Berat, një 18-vjeçar transportohet drejt Traumës

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Berat. Dy 19-vjeçarë kanë goditur me sende të forta një 18-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital dhe po merr mjekim.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 14:43