Merr fund çmenduria? Vijon ngjitja e euros, me sa këmbye sot me lekun

Euro vijon rikuperimin ndaj Lekut edhe gjatë ditës së sotme duke fituar sërish pikë. Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 107.87 lekë duke fituar 0.49 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

Kjo është dita e katërt rresht që Euro fiton  pikë ndaj Lekut pas rënies së djeshme të dy javëve të kaluara ku zbriti në kufijtë e 105 lekëve. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ajo që po ndodh këto ditë është një trend rritës i euros ndaj lekut apo një korrektim i momentit nisur nga rënia e ndjeshme e javës së shkuar.

Rritje po ashtu ka patur dollari amerikan ndaj lekut, i cili është këmbyer me 99.47 lekë duke fituar 0.10 pikë ndaj lekut krahasuar me dje. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe paundi britanik, i cili sot u këmbye mesatarisht me 125.87 lekë. /albeu.com


Shtuar 15.06.2023 12:44