Rama kapet me qytetarin: Unë nuk jam pushtetar, padituria i bën njerëzit të lëshojnë opinione të turpshme e qesharake

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto nga homazhet me karroca në nder të fëmijëve që kanë humbur jetën nga bombardimet e ushtrisë ruse në Ukranë.

Një komentues i drejtohet Ramës duke e cilësuar atë pushtetuar, ku i thotë pse bën postimet vetëm për fëmijët ukrainas dhe jo për ata sirianë.

Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk është pushtetar, por një i zgjedhur për të bërë këtë detyrë. Me tej Rama shkruan se akoma nuk dinë dallimin mes një regjimi diktatorial dhe një demokracia dhe kjo padituri e paturpësi i bën të lëshojnë opinione të tilla.

Replikat:

Qytetari: A bot e poshter!E mbushur vetem me njerez e pushtetar hipokrit.Po si nuk bere njeher kte postim o #Edi Rama per ata femijet Sirian qe shinim te vdisnin perdit me qindrra dhe video pa fund duker kerkuar ndihme,apo kto jan femijet e popullit ton “vella” Ukrahines qe sot nuk njeh pavarsin e Kosoves. Panvarsisht se jam me ju ne kete postim kundrra dhe sulmeve ne Ukrahine por ju pushtetaret duhet te jeni te drrejt jo si litari ne thes.

Rama: Une s’jam pushtetar njehere qe te merremi vesh, po jam nje i zgjedhur per te bere kete detyre, nderkohe qe meqe flasin disa keto per Sirine e dine valle se kush e rrafshoi Aleppon? E dine valle dallimin mes nje regjimi diktatorial dhe nje demokracie? Po shqiptaret e Kosoves qe futen ketu per te me treguar mua Sirine e dine se cfare flasin apo nuk e dine? Jo, nuk i dine fare keto, po thjesht paturpesia e paditurise i ben te leshojne te tilla opinione qe jane sa te turpshem aq edhe qesharake./albeu.com


Shtuar 19.03.2022 17:07