Dalin pamjet, shkencëtarët zbulojnë si komunikojnë bimët

Bimëve mund t’u mungojë truri, por ato kanë një lloj sistemi nervor. Dhe tani, biologët kanë zbuluar se kur një gjethe kafshohet ose dëmtohrt, ajo paralajmëron gjethet e tjera duke përdorur disa sinjale të njëjta si kafshët.

Shkenca po fillon të zbulojë një mister të kahershëm rreth mënyrës se si pjesë të ndryshme të një bime komunikojnë me njëra-tjetrën.

Qelizat nervore të kafshëve komunikojnë me njëra-tjetrën me ndihmën e një aminoacidi të quajtur glutamat, i cili – pasi lirohet nga një qelizë nervore e ngacmuar – ndihmon në nisjen e një valë jonesh kalciumi në qelizat ngjitur. Vala udhëton përmes qelizës nervore tjetër, e cila transmeton një sinjal tek tjetra në linjë, duke mundësuar komunikimin në distanca të gjata.

Por shkencëtarët po hetonin diçka tjetër kur u penguan në zbulimin e tyre: si reagojnë bimët ndaj gravitetit.

 Ata zhvilluan një sensor molekular që mund të zbulonte rritje të nivelit të kalciumit, që mendonin se mund të luante një rol.

Sensori i përdorur tregoi se shkëlqen më shumë ndërsa nivelet e kalciumit rriten, në një bimë të quajtur Arabidopsis.

Më pas ata prenë një nga gjethet e saj për të parë nëse mund të zbulonin ndonjë aktivitet kalciumi.

Ata panë menjëherë një shkëlqim që u bë më i shndritshëm, pastaj u zbeh, pikërisht pranë plagës; më pas u shfaq shkëlqimi dhe u zhduk më larg derisa vala e kalciumit arriti te gjethet e tjera (sipër), raporton Science. Com, përcjell AlbEu.com.

Studimi i mëtejshëm vuri në dukje glutamatin si shkaktarin e valës së kalciumit.

Edhe pse biologët e bimëve tashmë e dinë se ndryshimet në një pjesë të bimës ndjehen nga të tjerat, ata nuk e kishin idenë se si u transmetua ai informacion. Tani që kanë parë valën e kalciumit dhe rolin e glutamatit, studiuesit mund të monitorojnë më mire. /albeu.com


Shtuar 28.05.2023 12:04