U largua nga Shqipëria në fillim të viteve ‘90, e gjeni dot për kë këngëtare bëhet fjalë

Këngëtarja që shihni në foto është artisja e njohur e festivaleve të fundvitit, Jolanda Dhamo. Në fillim të viteve ’90, ajo u largua nga Shqipëria për në Greqi dhe më vonë në Zvicër, Austri, Amerikë, Itali, Londër etj.

Por publiku shqiptar e mban mend Jolandën për shumë prej hiteve të saj në festivale, së bashku me bashkudhëtaren Parashqevi Simaku, këngëtaren e adhuruar të të gjithë shqiptarëve.

Jo shumë muaj më parë, ajo ishte në Shqipëri dhe e ftuar në një program televiziv,  ka kujtuar edhe një moment të sikletshëm me mikeshën e saj të vjetër, Parashqevi Simaku.

Pak vite më parë, kur të gjitha mediat mësuan se Parashqevia kishte kaluar një paralizë parciale, askush nuk e kuptoi se cili ishte burimi i vërtetë.

Por që nga ai moment, dy mikeshat e kanë ndërprerë komunikimin me njëra-tjetrën, me gjasë, lajmin e Parashqevisë. E tërhequr tërësisht nga vëmendja e publikut shqiptar, Simaku ka ndërprerë lidhjet edhe me miqtë e vjetër.


Shtuar 20.05.2022 11:22