Aksidentet përgjakin rrugët e Shqipërisë, 4 viktima në më pak se 24 orë

Foto ilustruese

Nuk kan fund aksidentet rugore me pasojë vdekje në vendin tonë.

Në më pak se 24 orë katër persona kanë humbur jetën nga aksidenetet rrugore.

Rasti i fundit është aksidenti që ndodhi pak më herët në Tiranë, ku një kamion përplasi për vdekje një këmbësor, i cili ndërroi jetë te spitali i Traumës.

Sukth të Durrësit mbrëmje e së dielës u aksidentua për vdekje 40-vjeçari Naim Mena, i cili u përplas për vdekje nga dy makina.

Viktima ishte pasagjer në një motor. Pasi ka rënë në rrugë si pasojë e përplasjes së motomjetit me një automjet, aty ka kaluar edhe një makinë tjetër e cila e ka goditur dhe drejtuesi i saj ia ka mbathur. Por ai është identifikuar nga uniformat blu dhe u vu sot në pranga.

Gjithahstu nërrugën Librazh-Prrenjas humbën jetën çifti nga Devolli, Arjan Yze dhe Majlinda Yze, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në përroin e “Lingajcës”./albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 13:53