Vrasja e ish-kryeministrit japonez, reagon Rama: I tronditur dhe i pikëlluar, ngushëllime familjes e popullit japonez

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral.

Rama shprahu ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit, dhe shtoi se kur politakanët shihet si armiq për t’i shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar, tronditet themelet e demokracisë.

Postimi i Ramës:

 I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar! /albeu.com