Sneijder zbulon dhuratën që i bëri Morati për tripletën në vitin 2010

Wesley Sneijder ishte padyshim ndër futbollistët më të mirë të skuadrës së Interit në vitin 2010, kur ata zhvilluan një sezon fantastik që solli në shtëpinë zikaltër 3 tituj.

Për atë arritje tepër të madhe, ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, i dhuroi ekipit nga një varëse çelësash me kupat e fituara dhe numrin e fanellës.

Këtë gjë e ka zbuluar Sneijder në një video në Instagram, ku thotë: “Për mua, kjo dhuratë e bërë nga presidenti Morati përfaqëson më së miri atë sezon legjendar”.


Shtuar 19.05.2020 18:20