Putin sfidon Perëndimin: Nëse dëshironi të na mundni në fushën e betejës, përpiquni

Kreu i Rusisë, Putin gjatë në një deklarate tha se nëse Perëndimi dëshron që të luftojë kundër nesh atëherë le ta provojë.

“Ata thonë se duan të na mposhtin në fushën e betejës, le të përpiqen. Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit.”, kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në Duma.

“Ne ende nuk kemi filluar të bëhemi seriozë në Ukrainë, por në të njëjtën kohë nuk refuzojmë të zhvillojmë bisedime për paqe. Megjithatë, ata që refuzojnë duhet ta dinë se sa më tej të shkojmë, aq më e vështirë do të jetë për ta, për të negociuar me ne”, shtoi ai./albeu.com