FOTO/ Kjo është 28-vjeçarja që u arrestua në Rinas, shpërndante drogë në lokale nate dhe shkolla në Tiranë

Arlinda Rama është 28-vjeçarja që u arrestua sot në Rinas. Arlinda Rama po kthehej nga jashtë shtetit, pasi ishte larguar një javë para operacionit policor.

E reja ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë në lokale nate, në afërsi të shkollave në Tiranë.

Arlinda ishte pjesë e operacionit të 22 marsit, të koduar “Harta”.

Si rezultat 20 persona u arrestuan, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për shpërndarje të drogës në gjimnaze të kryeqytetit.

Ajo u ndalua pasi Gjykata e e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./albeu.com/