Ylli i Kombëtares së Rusisë del kundër presidentit të tij, kërkon ndaljen e luftës në Ukrainë

Situata kaotike e cila po ndodh në Ukrainë për momentin, ka prekur të gjithë botën. Pas shumë reagimeve nga sportistët ukrainasë, ku kërkohet tërheqja e trupave të Rusisë nga territori i tyre, ka reaguar edhe një nga lojtarët kryesor të Kombëtares së Rusisë.

Fedor Smolov, përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar përfundimin e luftës.

Smolov është lojtari i parë rusë i cili kërkon nga qeveria e tij të tërheq trupat nga territori i Ukrainës, veprim ky për tu duartrokitur, duke marr parasysh regjimin e presidentit Putin në Rusi.

Image


Shtuar 24.02.2022 16:28