Një person në Gjakovë dyshohet se bëri aksidentalisht vetëvrasje

Një person në Gjakovë, më saktësisht në fshatin Nec, dyshohet se e ka vrarë veten.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se sonte rreth orës 20:00, spitali rajonal në Gjakovë ka pranuar një person pa shenja jete.

Pas hetimeve, ku kanë gjetur edhe dy dëshmitarë, u konfirmua se i ndjeri ka kryer aksidentalisht vetëvrasje.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe aty ka gjetur edhe dy dëshmitarë që konfirmojnë se ka ndodh vetëvrasje aksidentale”, tha Xhurkaj.

Ai shtoi se hetimet për të kuptuar detaje të tjera ende po vazhdojnë.

“Dëshmitaret janë shoqëruar në stacionin policor – Gjakovë. Në vendngjarje kane dalë patrulla policore dhe hetuesit kujdestarë. Hetimet e mëtutjeshme do të zbardhin saktësinë e ngjarjes”, përfundoi Xhurkaj.


Shtuar 24.04.2020 21:35