Defekt në bombulën e gazit, digjet makina në Tiranë

Një makinë shtë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se shkak ëhstë bërë defekti i bombulës së gazit në makinë.

Njoftimi:

Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë dhe është djegur, dyshohet si pasojë e një defekti të bombulës së gazit, automjeti (gaz-benzinë) me drejtues shtetasin F. N.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.07.2023 22:47