Në ndjekje të kriminelit, makina e policisë aksidentohet në Fier

Një makinë policie është aksidentuar në Fier, në zonën lindore të qytetit.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit te quajtur “Autogrilla”.

Automjeti i policisë ka qenë në një aksion dhe po shkonte drejt automjetit ku gjendej një person në kërkim në Spanjë, kur është përplasur me një mjeti tip “Suzuki”, që drejtohej nga një 37-vjeçare.

“Automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen me iniciale R. H., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë me iniciale F. G., 29 vjeç”, njofton policia.

Mësohet se nga përplasja e mjeteve, nuk ka të lënduar, ndërkohë që po kryhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 28.08.2023 13:28