Rama jep lajmin e mirë: Asnjë pacient me COVID-19 nuk është me respirator

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook ka dhënë një lajm të mirë se në Shqipëri nuk ka asnjë pacient me respirator.

Ai tha se 7 pacientë janë në reanimacion. Ndërsa uroi që ta kalojnë me sukses këtë sfidë të vështirë.

Po kështu, kreu i qeverisë ka folur edhe për rikthimin e maturantëve në shkolla.

“Kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj, të çelim një periudhë të domosdoshme, shkollat për ata që janë në maturë.

Për të tjetrët, do të shikohen rezultatet që kanë marrë deri më tani. Kjo besoj që ka qënë zgjidhja më optimale, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin.

Nuk mund të hidhej poshtë gjithçka me anulimin e gjithë vitit. Sot kemi kthim masiv në punë”. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 15:33