Solskjaer nuk ofron siguri, Man United hedh sytë nga tekniku Italian

Solskjaer nuk ofron siguri për ecurinë e klubit. Manchester United ndeshjet e fundit ka kryer performance jo të mira por të lëkundura dhe pa vizion. Tekniku norvegjez duket se nuk është më në planet e klubit për të drejtuar “Djatë e Kuq” , kështu klubi po mendon për një tjetër emër në stol.

Bëhet fjalë për ish- teknikun e Inter-it, Antonio Conte.

Conte është ende pa një klub që pas largimit nga zikaltërit kur në dy vite e “ringjalli” Interin duke fituar dhe skudeton madje në sezonin e fundit.

Problemi i vetëm do të jetë paga e tranjerit por sipas “Daily Star”, nëse tekniku italian pranon ofertën, klubi do të jetë i gatshëm të shpenzojë për të sjell në “Old Traford” Conten./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 13:05