Pas bashkëpunimit, Semi Jaupaj dhe këngëtari kapen “mat” në momente romantike (VIDEO)

Semi Jaupaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përflitet se ka nisur një romancë të re. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, këngëtarja ka realizuar tre këngë të suksesshme. E fundit ishte dueti me Ron Zaiti, me të cilin përflitet se janë bashkë.

Dyshja u panë shumë të afërt me njëri- tjetrin në klip sa fansat nisën aludimet se mes dyshes ka lindur diçka. Mirëpo, së fundmi, ata janë parë krah njëri-tjetrit në festivalin “UNUM” në Shëngjin. Një video e publikuar nga ‘Gazeta Express’ tregon dyshen në festival krah njëri-tjetrit.

Ndërkohë në një tjetër video që po qarkullon në rrjet, Semi dhe Ron shihen duke kërcyer ku nuk kanë munguar as përkëdheljet. Mos vallë mes dy artistëve ka nisur një romancë?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pop Art Media (@popart.al)