Ish-lojtari i Juventusit dhe PSG-së njoftoi tërheqjen nga futbolli

Mesfushori francez Blaise Matuidi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Këtë e ka bërë të ditur 35-vjeçari përmes rrjeteve të tij sociale.

“Të kam dashur shumë, futboll. Më ke dhënë shumë, por është koha të thuash ndal. I bëra realitet ëndrrat e mia”, thuhet në postimin e lojtarit.

Skuadra e fundit e Matuidit ishte klubi amerikan Inter Miami. Në Evropë, Blaise njihet për paraqitjet e tij për Juventusin e Torinos dhe PSG-në. Si pjesë e kombëtares franceze, mesfushori luajti 84 ndeshje dhe shënoi nëntë gola. Në vitin 2018 ai u bë kampion bote. /G.D albeu.com/