Përjashtimi i deputetëve nga Alibeaj, Berisha: Edi Rama fshihet pas

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, thotë se vendimin për të përjashtuar katër deputetët, Enkelejd Alibeaj e ka marrë me urdhër të Edi Ramës.

“E bën Edi Rama. Një njeri që s’ka asnjë funksion. Përveç Koresë së Veriut, nuk mund të gjesh parlament në botë që të dalë një i vetëshpallur kryetar grupi dhe të thotë të përjashtoj. Të përjashtoj katër deputet pa asnjë bazë, rregulloja nuk e parashikon, rregulloja e fillimit në 2018 parashikon zero përjashtime nga grupi. I përparimi, po ky i sotmi jo kjo, kjo ndodh nga Edi Rama. Se si të ngushtojnë në maksimum hapësirën parlamentare për deputetë e opozitës, si ti lënë jashtë komisioneve. Si tu japë atyre 2 minuta kohë për diskutim. Ky është një akt i padëgjuar ndonjëherë në histori. Është prapë Edi Rama”, tha Berisha./albeu.com