Pas sherrit dhe tritolit, Noizy merr masa dhe shfaqet me “RENEA” në koncerte (VIDEO)

Reperi i njohur, Noizy po kalon momente të vështira, ditët e fundit. Ai fillimisht pati një sherr me Cllevio Serbiano emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj. Më pas u dyshua se ky i fundit i vendosi një sasi tritoli një nga bizneseve të reperit. Kjo ka bërë që Noizy të marrë masa dhe teksa vazhdon koncertet e ndryshme, ka vendosur të mos dalë i vetëm.

Nga një video që po qarkullon në TikTok, ai ka shkuar në një koncert në Shkodër me forcat RENEA, ndërsa një furgon policie ndodhej jashtë.

Në një moment tjetër, Noizy shihet duke dalë i rrethuar nga truprojat e tij që duket se i ka shtuar së fundmi.

Kujtojmë që Cllevio ndodhet aktualisht në paraburgimin e Lushnjes, ku nga postimet që janë bërë në Instagramin e tij, thuhet se gjendja shëndetësore nuk është e mirë.