Marrëdhënie të shfrenuara tek të rinjtë, shtohen sëmundjet seksualisht të transmetuara

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme në Shipëri janë shtuar së fundmi, me mjekët gjinekologë që pohojnë se diccka e tillë lidhet kryesisht me kryerjen e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Gjithashtu mjekët thonë se marrëdhëniet seksuale të shfrenuara te të rinjtë pa mbrojtje janë faktor për rritjen e numrit të sëmundjeve SST.

“Pavarësisht se flitet më pak për to, ndoshta për arsye të stigmës, ne në praktikën tonë të përditshme vëmë re raste të shtuara”, tha për Top Channel, Esmeralda Meta, mjeke infeksioniste.

Për shkak të stigmës mjekët thonë se të rinjtë paraqiten vonë tek mjeku ku dhe tregojnë disa nga shkaqet e këtyre sëmundjeve.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta janë gonorea, sifilisi, klamidia, herpesi në organet gjenitale, HPV HIV AIDS e të tjera

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, të referuara gjithashtu si sëmundje seksualisht të transmetueshme, janë infeksione që përhapen zakonisht nga aktiviteti seksual, veçanërisht marrëdhëniet vaginale, seksi anal dhe seksi oral. Shumë herë IST-të fillimisht nuk shkaktojnë simptoma.

Kjo rezulton në një rrezik më të madh të transferimit të sëmundjes te të tjerët. Simptomat dhe shenjat e sëmundjes mund të përfshijnë shkarkimin vaginal, rrjedhjen e penisit, ulcerat në ose rreth organeve gjenitale, dhe dhimbjen e legenit. IST- mund të transmetohet tek një foshnjë para ose gjatë lindjes së fëmijës dhe mund të rezultojë në rezultate të dobëta për fëmijën. Disa IST mund të shkaktojnë probleme me aftësinë për të mbetur shtatzënë./albeu.com/