Kapet me motoçikletë të vjedhur dhe targë false, 18-vjeçari shqiptar në telashe me policinë italiane

Një 18 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane pasi qarkullonte me një motoçikletë të vjedhur.

Sipas medieve italiane, 18-vjeçari, rezulton me precedentë penale, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e vjedhjes.

Ai i kishte vendosur motoçikletës një targë false.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 9.01.2023 15:25