“I kam thënë mirupafshim përgjithmonë”, zbuloni me kë “i ka larë duart” Sali Berisha

Sali Berisha duke tymosur një cigare. Shumicës prej nesh ky imazh vështirë të na vijë para sado të gërmojmë arkivën.

Por Doktori zbuloi në Why?Not se e ka pirë cigaren si i ri dhe se e ka lënë përgjithmonë në 1977.

Parimi i tij mbetet ai i Kamys: “Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre”

Berisha: Cigaren nuk e pi, e kam lënë në vitin 1977 dhe se kam vënë kurrë më në gojë. Kam vullnet të hekurt. Cigarja është realisht një armik i njeriut, i faktuar nga mijëra studime. Ka edhe individë që në moshën 90-vjeçare që e pinë dhe nuk kanë parë ndonjë dëm, por ky është përjashtim. Rregulli është se cigarja është e dëmshme. Pasi kam menduar gjatë dhe kam arritur në përfundimin se ky është një armik unë jam ndarë, i kam thënë mirupafshim përgjithmonë. Albert Kamy thotë: Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre. Njeriu nuk duhet të skllavërohet, kur sheh që ka dëmtime stop.