Perisic në histori, vetëm Messi dhe Mbappe më mirë se kroati në Kupën e Botës

Kroacia dje arriti të fitojë ndaj Japonisë me anë të penalltive, pasi rezultatin përfundoi në barazimin 1-1.

Autori i golit për Kroacinë ishte Ivan Perisic, ish-lojtari i Interit dhe aktualisht i Tottenham. Me këtë gol, Perisic është futur në historinë e Kupës së Botës.

Goli ndaj Japonisë bëri që Perisic të ketë marrë pjesë në 10 gola në 14 ndeshje të Kupës së Botës. Që kur kroati bëri debutimin e tij në Botëror në vitin 2014, ka mbledhur këto statistika.

Vetëm Messi me tetë gola dhe katër asistime dhe Mbappe me nëntë gola dhe dy asistime janë përfshirë më shumë se Perisic./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2022 09:14