Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës: Do të bojkotojmë vitin akademik

Studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë, pasi qeveria miratoi vendimin për të mbajtur me detyrim për 5 vite në Shqipëri.

Ata janë mbledhur fillimisht në oborrin e fakultetit pranë rekoratit, më pas nisën mardhimin drejt Kuvendit, në një kohë kur ligjvënësit pritet të diskutojnë për çështjet e ditës.

“Bashkohuni me ne!”, “E duam Mjekësinë si gjithë Europa” apo dhe “Anuloni vendimin, zero kompromis!”, ishin disa nga thirrjet e studentëe.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në shenjë kundërshtimi dhe bojkot të vitit akademik.

“Është vendim antikushtetues, të gjitha janë të shkelura në këtë kontratë. Do të ikim drejt Kuvendit. Është prerje në besë për ne. Duhet të na pyesnin dhe ne. Ne do të vazhdojmë me protestat, do të bojkotojmë vitin akademik. Me pak fjalë nuk do të ketë me mjekë të rinj. Unë do të detyrohem që të qëndrojë 3 vite në Shqipëri. Nuk dua të largohem nga vendi, por jam kundra detyrimit që shteti do të vendosë për mua.”, tha një student.

Kujtojmë se sot Kuvendi kaloi me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, projektligjin me 64 vota pro dhe 24 kundër./albeu.com

 


Shtuar 6.07.2023 12:00