Manja i përgjigjet Berishës: Nuk ka pasur hajër, demokratët të ndahen nga ky njeri

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur Ish-kryeministrit, Sali Berihsa duke i bërë një thirrje opozitës.

Manja u shpreh se opozita duhet të largohet sa më shpejt nga Sali Berisha pasi askush nuk ka parë hajër nga ai duke theksuar se ai po e mban peng Shqipërinë.

Ulsi Manja: Fjalori që përdoret sot këtu tregon se ora ka mbetur në të kaluarën.

Në rrafshin personal nuk jam këtu për t’iu përgjigjur Sali Berishës se një njeri që brenda ditës ka gënjyer 3 herë se nuk e kishte baxhank një personi që humbi jetën në Gërdec, nuk e meriton përgjigjen time. Po meqë ka marrë drejtimin e PD, do i përgjigjem. Ky kalorësi thotë se do e zbresë njerëzit në shesh. Keq që akoma ka njerëz që e besojnë. Thirrja ime nuk është për kolegët e mi por për ata të opozitës, mbahuni sa nuk është vonë prej këtij njeriu, ndahuni nga gjuha e tij, nuk ka pasur hajër, ai përsëri mban peng të ardhmen e Shqipërisë. Më 12 nëntor shqiptarët në Britani, njëri nga ata thanë se shumë të këqija nuk i vijnë nga atje por nga Shqipëria./albeu.com


Shtuar 17.11.2022 13:26