Dëmtim urash, bllokim rrugësh dhe shkëputje energjie, si paraqitet situata në vend pas motit të keq

Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin gjatë gjithë ditës se djeshme dhe orëve të natës, duke sjellë dhe probleme. Më poshtë gjeni një pasqyrë të situatës së infrastrukturës në vend, ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve, shembjet e urave dhe shkëputja e energjisë elektrike.

Kukës dhe Tropojë

Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka krijuar problemet e para në qarkun e Kukësit. Emergjencat Civile në qarkun e Kukësit kanë dhënë detaje në lidhje me problematikat e krijuara nga moti me reshje të dendura shiu.

Sipas Emergjencave Civile probleme në Tropojë ka në furnizimin e banorëve me energji elektrike. Nuk furnizohen me energji elektreke si me poshte: Nj.Ad Bytyç fshatrat Pac, Vlad, Zherkë, Berishë.

Nj.Ad.Llugaj, Fshati Luzhë.Nj.Ad.Tropojë e Vjetër, Fshati Shumice, Zona Shipshanit, Fshati Kasaj, Fshati Lugizi dhe Qafë- Morinë.  Po punohet për rikthimin e energjisë. E gjithë pjesa tjetër e territorit të Bashkisë Tropojë, furnizohet me energji elektrike. Situata në Bashkinë Tropoje  është si më poshtë;

Situata e motit është shoqëruar me reshje shiu. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e rrugëve për mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente, ngelemi ne kontakt. Rezervuaret po mbahen nen monitorim me shkarkuesit normal. Situata në bashkinë Has sot pas reshjeve të shiut duket e qetë. Sipas informacioneve të marra, rrugët nacionale dhe ato rurale janë te kalueshme pa problem gjithashtu kontraktoret janë gjatë gjithë kohës në terren duke pastruar kryesisht kënetat për mosbllokimin e tyre. E gjithë bashkia Has furnizohen me ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike normalisht. Vazhdon Monitorimi i rezervarëve nga bashkia ku situata është e qetë. Edhe në Bashkinë Kukës situata është e qetë dhe deri më tani nuk ka probleme si pasojë e situatës së motit pasi edhe reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Mirditë

Reshjet e shiut kane shkaktuar probleme ne Bukmire te Mirdites. Ne aksin qe lidh rreshenin me kete zone ka patur rreshqitje dherash dhe renie guresh duke penguar levizjen e mjeteve te vogla, ndersa rrezikohet izolimi i zones pasi ne disa vende ka patur edhe rrëshqitje te rruges. Aktualisht ne zone jane derguar fadromat per hapjen e ketij segmenti, ndersa emergjencat civile po synojne te mbajne nen kontroll situaten.

Dibër

Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje shiu me intensitet, por pa krijuar probleme të mëdha në infrastrukturë.

Në territorin e bashkisë Klos në  disa rrugë rurale ka pasur gërryerje të rrugëve dhe shkarje gurësh dhe inertesh në disa rrugë të Nj. Adm. Xiber, duke  bllokuar rrugën që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative.

Edhe në Rrugën e Arbërit ka rënie inertesh në disa segmente të saj por pa bllokuar qarkullimin.

Në fshatin Shkallë nga rënia e një masivi guri të madh ka sjellë bllokimin e rrugës dhe lëvizjen e banorëve. Nga Bashkia Klos dhe nga op.kontraktor po merren masa për normalizimin e gjendjes në këto segmente rrugësh.

Shkodër

Në bashkinë Shkodër nga reshjet nuk ka dëme. Vetëm në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet sot përmes një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet, por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësite nuk raportohen dëme, por në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Lezhë

Reshjet e shiut të rëna që prej pasdites së djeshme kanë bërë që të ketë rrëshqitje dherash. Aksi Rrëshen-Bukmirë në zonën e Mirditës ka pësuar rrëshqitje në një pjesë të tij si pasojë e vërshimit të ujërave si dhe inertet, por rruga vijon të jetë e kalueshme për automjetet.