Pas gjithë kritikave, shpulaka në “Oscars” i dhuroi Will Smith një “thes” me para

Shuplaka që Will Smith i dha komedianit Chris Rock natën e ndarjes së çmimeve Oscar, vijon jehonën edhe disa ditë pas. Aktori doli në skenë dhe gjuajti komedianin pas një batute që bëri për flokët e gruas së tij, Jada, e cila vuan nga alopecia.

Mesa duket, ky veprim po i sjell një sërë përfitimesh aktorit. Mes shumë kritikash, përjashtimit nga pjesëmarrja në cermoninë e ndarjes së çmimeve Oscar për dhjetë vjet etj, ngjarja e bujshme ka edhe anën e saj pozitive.

“Will”, libri i tij i botuar në dhjetor është kthyer në një nga librat më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, sipas “Forbes”. Libri është kthyer në listën e USA Today të 150 librave më të shitur, përkatësisht në vendin e 73. Po ashtu, në renditjen e “New York Times” ka kaluar nga i 14-i në vendin e dytë, duke u bërë një nga librat më të shitur.

Në libër, Smith flet për abuzimin fizik që pësoi e ëma nga babai i tij. Aktori shkroi se ai arriti të mendonte edhe të vriste babanë e tij për këtë arsye. Në libër ai rrëfen me detaje gjithashtu periudhën e vështirë të aktorit kur kishte mendime vetëvrasjeje në kohën e adoleshencës.


Shtuar 14.04.2022 15:32