“Doja shumë të shkoja në Barcelonë, por trajneri ishte me pushime”, Ozil tregon pse nuk iu bashkua katalanasve në vitin 2010

Ish-mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka zbuluar se sjellja e çuditshme e Pep Guardiolës ishte arsyeja që ai vendosi të mos bashkohej me Barcelonën në vitin 2010.

Në autobiografinë e tij, ai shkroi:

“Më parë, unë vetë doja shumë të shkoja te Barcelona. Isha i bindur për këtë. Në atë kohë, asnjë ekip në botë nuk luante futboll më të bukur.

Por mungesa e Pep Guardiolës më bëri të dyshoj. Kur agjenti im dhe unë fluturuam në Barcelonë, ​​e pyeta vazhdimisht: “Pse nuk kishte trajner?”

Përgjigja e tij ishte gjithmonë e njëjtë: “Ishte me pushime”.

Guardiola nuk më telefonoi as në ditët në vijim. Ai as nuk dërgoi mesazhe. Nuk më dërgoi asnjë sinjal se më donte. Pas kësaj, entuziazmi im për Barcelonën ra në mënyrë të vazhdueshme.

Për shkak të sjelljes së Guardiolës, nuk doja të shkoja te Barcelona. Aq më tepër që në atë kohë Mourinho po luftonte për mua. Ai ishte aq bindës. Kaq i sinqertë, u përpoq shumë. Ai ishte pikërisht e kundërta e trajnerit të Barçës. Kjo është arsyeja pse zgjodha JosE Mourinhon dhe Real Madridin.

Ozil pati 3 vite mbresëlënëse në Real Madrid, duke shënuar 27 gola dhe duke dhënë 80 asistime në 159 ndeshje. Si pjesë e Madridit, ai fitoi La Ligën, Kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës. /G.D albeu.com/