Koment: BDI me ide madhore, partitë e tjera vetëm me qëllime pushteti

BDI po dallon edhe në këto zgjedhje.Ajo u tregoi partive tjera shqiptare të vogla se mbetet motori që vë në lëvizje proceset e mëdha dhe ajo seriozisht ka hyrë në konkurencën midis subjekteve politike maqedonase.

Ajo i atakoi rëndë ato përmes idesë së kryeministrit shqiptar që po e e përcjellë gjithë fushatën e këtij subjekti në këto zgjedhje.Në të kundërtën ,partitë tjera janë pa ide , pa cak dhe me kërkesa dytësore të mësuara përmendësh dhe që për maqedonasit nuk përbëjnë ndonjë kërcënim rreth pozicioneve që ata duan ti mbajnë.

Kërkesat e partive tjera shqiptare që smund të themi se janë kërkesa të partive opozitare sepse opozitë smund të quhen, janë të pranueshme për palën maqedone dhe me to qoftë VMRO,qoftë LSDM me dy duar i merr në qeverinë e ardhshme për tu dhënë ndonjë ministri.

Problemi mbetet ideja e kryeministrit shqiptar.Këtë nuk e përpijnë dot maqedonasit nacionalistë .Këtë se kanë imagjinuar kurrë se dikush do tua kërkojë fiks në momentin më delikat të tyre .

Fakti që Zoran Zaev i neutralizoi si parti duke i futur nën ombrellën e tij politike me ca pozicione dytësore dhe qesharake në Qeverinë e tij dhe i shtypte me sustë sa herë që atij i duheshin, tregon se partitë tjera janë të mjegulluara dhe nuk kanë një cak politik përvec të jenë pjesë e qeverisë me cdo kusht dhe pa asnjë kusht për interes të disa figurave të larta të partive të caktuara dhe jo interesit të madh shqiptarë.

Ata duke mos patur një orientim të qartë u bënë pjesë e politikave mashtruese të LSDM-së dhe tani ai i ka rreth vetes të gjitha.Edhe rezistencën e fundit të opozitarizmit te shqiptarët,Lëvizjen Besa, Zaevi më dinakëri arriti që ta mposht në fund dhe madje ta turpërojë që të pranojë për herë të parë një subjekt shqiptar me emër kaq të madh të bëhet palë me një parti maqedonase që deklaratat i ka për një shoqëri për të gjithë por në esencë është po aq antishqiptare sa VMRO vetëmse e kamufluar.

BDI në këto zgjedhje doli me idenë e një kandidati shqiptarë ndërsa partitë tjera të vogla shqiptare por që duan të duken gjigande , janë pa ide ,të paqarta dhe janë kthyer vetëm tek qëllimi për pushtet për të mbijetuar politikisht.

Kur janë në pyetje dështimet e para që shënjestrohet është BDI nga kundërshtarët politikë, ndërsa kur janë në pyetje meritat që ka ky subjekt në këto vite qeverisjeje si NATO dhe BE e shumë të tjera , atëherë partitë shqiptare pa pikë turpi mundohen që ato ti përvetësojnë si të tyret në këtë fushatë të tyre pa ide dhe qartësi.

Partitë e mëdha kanë strategji, partitë e vogla kanë qëllim vetëm një copë pushteti për shpëtimin e karierave politike të disa humbësve politikë që su bëhet vonë kurrë për shqiptarët dhe këta i shfrytëzojnë për të shpërfaqur patriotizmat fallso të tyre./TetovaSot


Shtuar 26.06.2020 11:43