Aksident me dy të vdekur në aksin Lezhë – Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet është përplasur me një traktor.

Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Ngjarja rreth orës 05:10 te ‘Kryqëzimi i Kallmetit’.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com