Këto janë qarqet më të ekzpozuara nga i nxehti në Shqipëri

Të 3 këto qarqe kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë për sëmundjet pulmonare. Profili i vdekshmërisë pasqyron faktin se rajonet e basenit të Vjosës, veçanërisht Gjirokastrës dhe Vlorës, kanë popullsi relativisht të plakur ku dobësitë kryesore shëndetësore lidhen me sëmundjet jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, Fieri është më shumë i ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive në krahasim me dy rajone të tjera, ndoshta për shkak të një proporcioni më të madh të fëmijëve në popullsi dhe ekspozim më i lartë ndaj kontaminimit, të shkaktuar nga përmbytjet.

Një raport i UN në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kanë identifikuar pasojat në shëndet që sjellin ndryshimet klimatike. Në një analizë të kryer në 3 qarqet e marra në studim, në qarkun e Gjirokastrës, Fierit dhe Vlorës, konstatohen një shkallë më e lartë se mesatarja kombëtare e vdekshmërisë nga infarkti (aksidentet cerebrovaskulare), me një tejkalim gati 50% në Gjirokastër. Vlora dhe Gjirokastra kanë vdekshmëri më të lartë se mesatarja kombëtare e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës dhe infarkti i miokardit.

Të 3 këto qarqe kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë për sëmundjet pulmonare. Profili i vdekshmërisë pasqyron faktin se rajonet e basenit të Vjosës, veçanërisht Gjirokastrës dhe Vlorës, kanë popullsi relativisht të plakur ku dobësitë kryesore shëndetësore lidhen me sëmundjet jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, Fieri është më shumë i ekspozuar ndaj sëmundjeve infektive në krahasim me dy rajone të tjera, ndoshta për shkak të një proporcioni më të madh të fëmijëve në popullsi dhe ekspozim më i lartë ndaj kontaminimit, të shkaktuar nga përmbytjet.

“7.6% e fëmijëve në qarkun e Fierit kishin diarre në çdo kohë të vitit. Qarku i Vlorës regjistron një nga normat më të larta të astmës në vend. Një në pesë fëmijë në rajonin e Vjosës ka shenja të anemisë. Një në 4 gra të rritura dhe më shumë se një në 3 burra të rritur në qarkun e Vjosës kanë hipertension. Gjirokastra ka normat më të larta të paaftësisë së të rriturve në vend (8.7% e popullsisë mbi 15 vjeç), dhe shkallën më të lartë të të moshuarve në vend (18.4%). Ndërsa rreth gjysma e popullsisë shqiptare është mbipeshë ose obeze ku Fieri dhe Gjirokastra kanë normat më të larta në vend”, shkruhet në raport.

Gjirokastra ka një akses relativisht të dobët në kujdesin shëndetësor ku 57.4% e grave atje raportuan të paktën një problem në aksesin e kujdesit shëndetësor. Ky tregues është 37% për Fierin dhe 24% për Vlorën. Analiza specifike e ekspozimit demonstron vdekshmëri të tepërt të lidhur me valët e nxehtësisë. Incidenca e gastroenteritit lidhet me temperaturat më të larta të verës në Shqipëri. Gjatë dy valëve të të nxehtit në 2017, pati rritje në shkallën totale të vdekshmërisë (9%-16%) si dhe vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare.(16-17%), veçanërisht nga goditjet ose sëmundjet cerebrovaskulare (50%) dhe ataku i zemrës (20%-36%). Ndërkohë nuk u vu re asnjë ndryshim në vdekshmërinë për shkak të tumorit. Analiza dokumentoi një korrelacion të fortë dhe të qëndrueshëm midis rrezikut të gastroenteritit dhe temperaturat e verës gjatë periudhës së studimit, 2006-2018.

Në mënyrë sistematike, vitet me temperaturat më të larta të verës, kanë shkallë më të lartë të gastroenteritit dhe anasjelltas. Incidenca vjetore e gastroenteritit me temperatura më të larta mbetet e fortë dhe nuk ndryshon me metrika të ndryshme të temperaturës së ajrit të aplikuara. Për ndryshimet në ekspozimet ndaj rreziqeve shëndetësore që lidhen me ndryshimet klimatike, shkalla e një ndikimi shëndetësor lidhur me ekspozimin e caktuar mjedisor është një faktor prej tre vlerash: norma bazë e ndikimi në shëndet, ndryshimi i pritshëm i ekspozimit dhe funksioni ekspozim-përgjigje. Tendenca kryesore në demografinë shqiptare është plakja e shpejtë e popullsisë, pasojat në cënueshmërinë shëndetësore lidhur me klimën dhe ndryshimin e saj. Përqindja e të moshuarve është më shumë se trefishuar që nga fillimi i viteve ’90. Trendi do të vazhdojë, dhe parashikimet tregojnë dallime të rëndësishme midis rajoneve. Popullsia e atyre mbi 80 vjeç është kategoria me rritjen më të madhe dhe veçanërisht Gjirokastra dhe Vlora do të përjetojnë shifrat më të larta. Gjirokastra do të ketë 45 të moshuar për 100 banorë deri në vitin 2031.

Ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut do të shkaktojnë një barrë shtesë mbi këto tendenca para-ekzistuese. Disa probleme themelore shëndetësore mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, të tilla si valët e të nxehtit. Mund të vlerësohet se deri në vitin 2031, 10.000 në 50.000 individë me presion të lartë gjaku do të kenë nevojë të marrin kujdes shëndetësor shtesë për shkak të temperaturave të larta dhe Fieri parashikohet të jetë më i prekuri. Raporti i OKB thotë se prevalenca e regjistruar e diabetit ka qenë në rritje në Shqipëri për më shumë se 10 vjet.

Tendencat demografike dhe të stilit të jetesës do të ndikojë në rritjen e incidencës gjithashtu, nga rreth 6,500 raste të reja në 2017 në të paktën 10,000 raste të reja në periudhën 2030-2050. Diabeti rritet si pasojë dhe e ndjeshmërisë ndaj stresit të nxehtësisë; Nëse tendencat e fundit vazhdojnë, parashikohet se më shumë se 300.000 shqiptarë do të regjistrohet me diabet nga një mjek deri në vitin 2050. Qarku i Vjosës do të ketë pjesën e tij ku do të rritet me të paktën 10% të popullsisë së regjistruar me diabet. Është vlerësuar se më shumë se 10,000 prej tyre të kenë nevojë për kujdes shëndetësor shtesë dhe përjetojnë probleme shtesë shëndetësore gjatë ngjarjeve ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Fieri dhe Gjirokastra parashikohet të jenë më të prekurit ndër rajonet.

Prevalenca e mbipeshës dhe obezitetit te femrat është rritur nga 39% në 2008 në 45% në 2018. Obeziteti rritet dhe ka ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. Pa një ndryshim drastik të trendit, ajo pritet që deri në vitin 2031, 50% ose më shumë e popullsisë shqiptare do të vazhdojë të jetë mbipeshë ose obez. Gjithashtu, popullsia në Shqipëri po plaket dhe pritet që prevalenca e kushtet mendore dhe vecanërisht demenca do të trefishohet në vitin 2050. Personat me demencë janë të ekspozuar ndaj ekstremeve të motit. Ata kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga personel të specializuar ose nga familjarët.

Në Rajonet e Basenit të Vjosës pritet të jenë më shumë se 5.000 njerëz me probleme kognitive deri në vitin 2050. Ata dhe familjet/kujdestarët e tyre do të përbëjnë një kategori jashtëzakonisht vulnerabël përballë ekstremeve të motit. Gjirokastra pritet të jetë rajoni më i prekur dhe në veçanti gratë do të jenë grupi më i cenueshëm. Edhe pse rreziku është i lartë edhe në mesin e të rinjve, tendencat demografike tregojnë dyfishim të numrit të moshuarve me probleme mendore në 3 dekadat e ardhshme. Depresioni është i lidhur me rrezikun kardiovaskular dhe për pasojë rriten medikamentet dhe ndjeshmëria ndaj stresit të nxehtësisë.

Temperaturat përkeqësojnë pasojat shëndetësore dhe rrisin nevojat shëndetësore në 10% deri në 20% të njerëzit që vuajnë nga depresioni. Ky vlerësim do të shtohejë deri në vitin 2030, çdo vit nga 1000-2000 vizitat shëndetësore, si dhe numrin e problemeve kardiovaskulare. Edhe pse vdekshmëria nuk është rritur ndjeshëm, incidenca e regjistruar e melanomës malinje dhe kanceri i lëkurës është shumëfishuar gjatë 20 viteve të fundit (në mesatarisht 20% rritje vetëm në 5 vitet e fundit).

Rrezatimi ultravjollcë diellor është një faktor rreziku për melanomën dhe kanceret.

Ndërsa melanoma është relativisht e rrallë në Shqipëri, mbetet vdekjeprurëse dhe vlerësohet se deri në vitin 2030, në rajonet e Vjosës, nga 10-30 raste me kancer lëkure do t’i atribuohet rritjes së ekspozimit ndaj diellit./GazetaSi


Shtuar 21.07.2023 22:23