10 vite si portieri i parë i Interit, zikaltërit i bëjnë një dhuratë të bukur Handanovic-it

Ditë e rëndësishme emocionalisht për Samir Handanovic.

Sot bëhen 10 vite për portierin zikaltër që ka nënshkruar nga Udinese tek Inter më 9 korrik 2012. “Corriere dello Sport” raporton se Inter do t’i bëjë si dhuratë ditën e sotme rinovimin e kontratës.

Në fakt, Handanovic kishte firmosur kohë më parë, por Inter kishte planifikuar ta bënte zyrtare në ditën e sotme si një dhuratë për kapitenin zikaltër./ h.ll/albeu.com