Parashqevi Simaku nxiti demonstratat në Kosovë. Përse Agim Doçi donte fitoren me të?

Agim Doçi, ikona e Festivalit të Këngës në RTSH, autori i dhjetra këngëve legjendare shqiptare, ishte sot i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Mjeshtri i madh shprehu se ndihet tejet i vlerësuar, jo thjesht nga publiku i gjerë por edhe nga instancat shtetërore të cilat e kanë vlerësuar me titujt e merituar. Ai shprehu se shqiptarët “flasin mirë për njerëzit pasi kanë vdekur”.

Dhjetori, i përcaktuar për shkak të aktivitetit kulturor të zhvilluar gjithmonë në këtë muaj si muaj i festivalit, rikthen në vëmendje pionerët e muzikës shqiptare. E teksa rikujtonin me nostalgji këngët që shënjuan atë që sot është historia e muzikës shqiptare, Doçi ndaloi të kënga “E Duam Lumturinë” e kënduar nga Parashqevi Simaku.

“Janë 18 mijë gra në Prishtinë që të nesërme kur është kënduar kjo këngë nga e madhja Parashqevi Simaku, kanë bërë demostratë. Është një vlerësim një titull, një dekoratë shumë e madhe. Ishte e vetmja këngëtare që qëndisej, zbukurohej, përgatitej sepse thoshte vijnë 1000 vetë të më shohin dhe tua shpërblej me lluks.” – rrëfeu ai plot emocion për këngën që daton në vitin 1988.

Ai falenderoi ata që i konsideron si “princat e muzikës shqiptare” duke përmenduar Agim Prodanin, Anvi Mulën, Pjetër Gacin, Tonin Arapai, Limoz Dizdari.

Gjithashtu poeti zbuloi një secret në studion e ‘Abc e Pasdites’, ku në kohë ka punuar si inxhinier në Uzinën Energjitike të kombinatit dhe shprehu se asnjëherë nuk e dërgonte një tekst te kompozitori, pa e testuar njëherë cilësinë e tij të punëtorët.


Shtuar 9.12.2021 18:51