Gjykata rrëzon kallëzimin e Berishës ndaj Ballës

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kallëzimin e Shkëlzen Berishës për Taulant Ballën. Gjykata nuk ka dhënë asnjë argument në lidhje me rrëzimin e kallëzimit.

Kujtojmë se djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha akuzon Ballën se ka keqpërdorur dokumentet me të dhënat e tij personale, duke i publikuar në media dhe në rrjetet sociale, gjatë kohës kur ishte kreu i Komisionin Hetimor Parlamentar.

Më pas këto dokumente, sipas Berishës janë përdorur prej Ballës për qëllime politike.

Pas ankimimit te Gjykata e Krimeve të Rënda, kjo e fundit vendosi ta transferojë dosjen te Gjykata e Shkallës së parë të Tiranës, duke shpallur kështu moskopetencën.

Përmes kësaj padie, Berisha kërkoi rihapjen e hetimeve ndaj Ballës, ku e akuzon atë për “shpërdorim detyre”, kur ishte kreu i Komisionin Hetimor Parlamentar, gjë që e cila është rrëzuar sot nga Gjykata.


Shtuar 6.07.2020 11:00