Rama kthehet në zyrë pas gripit, poston videon duke pirë kafe: Kujdes nga kjo flamë, s’të bën për burrë

Pas disa ditësh shkëputje nga puna, kryeministri Edi Rama këtë të hënë është kthyer në zyrë dhe ka postuar një video në Facebook.

Rama shprehet se pavarësisht se ka qenë sëmurë, nuk e ka ndalur punën dhe shton se tashmë po diskuton me kabinetin e tij politikat e reja mbështetëse.

“Fillimjavë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironsit.

Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimalem, mbështetja për kategorinë e vecantë të skuadrave, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve, paga tjetër për pensionistët. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm dhe vihet re edhe në rritje të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat”, tha Rama.

Kujtojmë se shkëputja e Ramës këto ditë nga puna është kritikuar shumë, pasi ndodhi fill pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ku ndër akuzat kryesore ndaj tij ishte dhe marrja e një shume të majme parash nga një ish-punonjës i sigurimit të shtetit. Gjithashtu në dosjen hetimore përmendjen dhe një takim i fshehtë i agjentit me kryeministri Rama në vitin 2017./albeu.com

 


Shtuar 30.01.2023 09:26