Po ndërtonte pa leje lokalin në bregdetin e Vlorës, arrestohet pronari

Policia ka arrestuar një 62-vjeçaar në Vlorë, pasi kishte ngritur 2 objekte prej druri, në funksion të ndërtimit pa lejen e organeve kompetente, të një lokali në plazhin e Jonufrit.

Njoftimi  ipolicisë:

Vlorë/Vijojnë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme.

Kishte nisur pa qenë i pajisur me leje, punimet për ndërtimin e një lokali në plazhin e Jonufrit, arrestohet 62-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi M. V. kishte ngritur 2 objekte prej druri, në funksion të ndërtimit pa lejen e organeve kompetente, të një lokali në plazhin e Jonufrit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. V., 62 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.06.2023 12:37