Rudina bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, ku gjeti ngushëllim ish-bashkëshorti (FOTO LAJM)

Jeta private e Rudina Dembacajt ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Pasi pranoi publikisht ndarjen nga Aleksi, Rudina mbrëmjen e djeshme konfirmoi lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku, lidhje e cila prej kohësh përflitej në media. Moderatorja publikoi tre foto krah Frrokut dhe shkruante: “E di qe e donit te gjithe, por e kam per vete…ekskluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo, e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”

Por si ka reaguar ish-bashkëshorti pas këtij postimi?

Alksi ka publikuar një foto ku mban të bijën në krah si për të treguar se aty gjen ngushëllim./albeu.com


Shtuar 7.01.2020 12:50