Allegri për ndeshjen me PSG-në në Ligën e Kampionëve: Për Juventusin janë më të rëndësishme ndeshjet kundër Benfica-s dhe Maccabit

Massimiliano Allegri i është përgjigjur një pyetjeje rreth ndeshjes së ardhshme mes Juventusit dhe PSG-së në Champions League.

“Takimi do të bëhet për tre ditë, të shohim në çfarë gjendje do të jemi. Ndeshja kundër Benfikës në shtëpi do të jetë e rëndësishme për ne.

Ne do të përgatitemi mirë, sepse kjo është një lojë e rëndësishme dhe e madhe, por për ne janë më të rëndësishme ndeshjet ndaj Benfica-s dhe Maccabi-t”, ka thënë trajneri i Juventusit.

Kujtojmë se Juventusi do të luajë në të njëjtin grup të Champions League me PSG, Benfica dhe Maccabi Haifa. /albeu.com/


Shtuar 3.09.2022 19:59