Xhaferaj: Shteti ka rënë, korrupsioni në Ambulanca që shtypin njerëz të pafajshëm

Ferdinand Xhaferaj ka akuzuar Qeverinë Rama ku sipas tij shteti ka rënë.

Reagimi i tij vjen pasi Ambulanca ditën e djeshme në Kakavijë i mori jetën një fëmije 10 vjeçar i cili po qëndronte në radhë si pasojë e fluksit të madh në Kakavijë.

Postimi i plotë:

Me keqardhje kemi parë vuajtjet e qindra qytetarëve në Kakavijë, ku te gjitha problemet e qeverisë Rama janë bërë bashkë e kanë dalë në dukje në mënyrë të dhunshme.

Mungesa e autoriteteve të cilat duhet të bëjnë detyrën me përgjegjshmëri duket nga përpjekjet e dëshpëruara të të gjithë kabinetit për të fajësuar pandeminë për dështimet e veta. Korrupsioni personifikohet nga ambulanca e cila kalon njerëz përkundrejt pagesës. Arroganca nga vazhdimi i pushimeve pavarësisht rënies totale të shtetit.

Kakavija na kujton forcërisht sa qytetarë pa shtet jemi cdo ditë.


Shtuar 16.08.2020 15:48