Ambasadorja Kim vizitë në SPAK

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihet se me më është takuar Kim dhe për çfarë ka diskutuar.

Kujtojmë se Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja 5 ditë më parë, dhe përmes një postimi në Twitter, ajo shkruante se, i ka nënvizuar Krajës pritshmëritë e SHBA për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa marrë parasysh sa i fuqishëm është personi apo cilës parti i përket./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 12:58

Tags: ,