3 kombëtaret që siguruan kualifikimin në Kupën e Botës

Dje përfunduan ndeshjet dyta të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022.

Nga skuadrat pjesëmarrëse, vetëm 3 kombëtare kanë arritur matematikisht të sigurojnë kualifikimin.

Këto kombëtare janë Franca, Brazili dhe Portugalia.

Franca luan në grupin D, ku luajnë edhe Australia, Danimarka dhe Tunizia. Francezët morën dy fitore në ndeshjet e para. Dy fitore mori edhe Brazili nga grupi G, duke mposhtur Serbinë dheZvicrën.

Portugalia në anën tjetër është në grupin H, me Ganën, Korenë Jugore dhe Uruguain. Portugezët mposhtën Ganën e Uruguain, kurse ndeshjen e fundit e luajnë ndaj Koresë Jugore.