Në distancë dhe me maskë e dezifenktant, si u ulën deputetët sot në Kuvend? (VIDEO)

Dita e sotme nuk është një ditë e zakonshme për Kuvendin.

Ata kanë vendosur të mbajnë një seancë plenare në Kuvend ashtu sikurse ishte njoftuar.

Siç shihet nga pamjet deputetët nuk janë ulur jo si zakonisht, ndërsa kanë respektuar distancat.

Sakaq, në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shprehu ngushëllimet familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.

“Do u shprehja ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën dhe po ashtu edhe do ti uroja shërim të shpejtë kolegut tonë Adriatik Alimadhit. Do u shprehja falenderimet mjekëve dhe infermierë shqiptarë që janë në vijën e parë.

Po ashtu edhe 30 mjekëve që shkuan në Itali. Kombi nuk do ua harrojë. Mirënjohje edhe për policinë e shtetit, po ashtu edhe për gazetarët dhe kameramanët”, tha Ruçi. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2020 08:40